Britania regjistron rastet më të larta të COVID-19 që nga fillimi i shkurtit

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

18 mijë e 270 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus në Britani brenda 24 orëve, shifër kjo më e larta që nga 5 shkurti.

Shifrat zyrtare raportojnë edhe për 23 vdekje të tjera.

Rastet e reja në Britani janë rritur për një muaj, por pas vaksinimit numri i vdekjeve ka rënë dukshëm, shkruan Mirror.

Më shumë se 44 milionë njerëz e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, 200 mijë e 383 prej tyre u vaksinuan para ditës së premte.

Nga kjo fundjavë, pritet që vaksinimet të mund të bëhen edhe pa termine.

Të ngjashme