Britania shënon rekord të ri të rasteve ditore me COVID-19

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Britania ka regjistruar 1,182 raste të reja më koronavirus të enjten, duke shënuar kështu numër rekord të rasteve ditore që nga 21 qershori.

Të dhënat zyrtare tregojnë se ka dallim edhe në testime, ku 190,434 testime janë kryer tash, krahasuar me 117,971 më 21 qershor, transmeton KOHA.

Britania raporton edhe për gjashtë vdekje të reja brenda 28 ditëve pas testimit pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e vdekjeve në 41,403, raporton Reuters.

Të ngjashme