Shërbimi shëndetësor kombëtar i Britanisë tani ka më shumë shtretër në dispozicion për përkujdesje intensive të pacientëve sesa para pandamisë së koronavirusit, ka bërë të ditur sekretari i shëndetëisë, Matt Hancock.
Gjatë konferencës për shtyp Matt Hancock tha që në fillimin e shpërthimit shumë ishin të shqetësuar se Shërbimi shëndetësor kombëtar tashmë do të ngulfatej. Sidoqoftë, ai tha që Shërbimi shëndetësor kombëtar ka rritur aftësinë për shtretër të kujdesit intensiv dhe tani ka gjithsej 2.295.
Hancock tha se shifrat më të fundit tregojnë se në Britaninë e Madhe kemi 2,295 shtretër rezervë të kujdesit kritik të pacientëve, 150 janë shtuar që nga dje.
‘Përgjatë kësaj krize me të gjitha sfidat me të cilat jemi marrë, të gjitha vështirësitë operative dhe logjistikën, ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të ofrojmë kujdesin më të mirë për të gjithë ata që kanë nevojë për të përmes Shërbimi shëndetësor kombëtar”, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Express.