Shumë qytetarë britanikë i kanë injoruar thirrjet e mjekëve dhe qeverisë për të qëndruar në shtëpi pasi vendosën të dalin parqeve dhe në plazh për ta shfrytëzuar motin me diell.
Mjekët dhe infermierët i kanë lutur njerëzit që të qëndrojnë brenda gjatë pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, shumë njerëz u panë në mjedise të hapura në Southsea, Bournemouth dhe Somerset.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se arsyet e vetme për të dalë jashtë tash janë blerja e ushqimit dhe blerja e ilaçeve, shkruan “Daily Mail”.
Policia e vendit ka filluar t’i shfrytëzojë autorizimet e reja për ta zbatuar urdhrin për karantinë, duka ua ndaluar njerëzve mbajtjen e piknikut dhe shëtitjen e kafshëve shtëpiake.
Autoritetet kanë dhënë gjoba më pak se 24 orë pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja. Nëse dikush e shkel kufizimin e lëvizjes për herë të parë, dënohet me 60 funte, ndërsa herën e dytë me 120 funte. Gjoba mund të shkojë në mbi 1000 funte, nëse shkelja përsëritet shumë herë.