Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomanduar që një version tjetër i një varianti të koronavirusit indian që është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar duhet konsideruar “variant shqetësimi”.
Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) ka gjurmuar një variant të njohur si B.1.617.2, i cili duket se është përhapur më shpejt në Mbretërinë e Bashkuar se në vendet tjera.
Shkencëtarët besojnë se është më i transmetueshëm sesa versioni i parë i COVID-19 zbuluar për herë të parë në Wuhan, Kinë.
Një zëdhënës i PHE tha për BBC se nuk do që të komentojë të dhënat e gjetura.
Virusët ndryshojnë gjatë gjithë kohës, duke prodhuar versione të ndryshme të vetvetes. Shumica e këtyre mutacioneve janë të parëndësishme dhe disa madje mund të jenë më pak të rrezikshëm – por disa të tjerë mund të jenë më ngjitës dhe më të vështirë për t’u luftuar me vaksina.
Edhe variantet nga Afrika e Jugut dhe Brazilit janë konsideruar si shqetësuese në Mbretërinë e Bashkuar. Këto versione, së bashku me variantin e Indisë, kanë pësuar ndryshime në proteinën e tyre – pjesën e virusit që bashkohet me qelizat njerëzore.