Britney Spears përmes një statusi në Instagram, ka njoftuar për anulimin e koncerteve të planifikuara.
Britney Spears përmes këtij statusi ka njoftuar se ka anuluar për një kohë aktivitetet muzikore, për t’u kujdesur për babain e sëmurë.
Britney ka bërë të ditur që për t’u kujdesur për babain, ajo ka anuluar koncertet, pasi familja gjithmonë duhet të jetë në rend të parë.
Unë nuk e di se nga t’ia filloj, sepse kjo është aq e vështirë për mua për ta thënë. Unë nuk do ta mbaj koncertin tim të ri ‘Domination’. Kam pritur gjatë për ta bërë këtë shfaqje dhe për t’ju parë këtë vit, kështu që ky anulim thyen zemrën time. Sidoqoftë, është e rëndësishme që gjithmonë të vendosni familjen tuaj në rend të parë, dhe ky është vendimi që duhet të bëj. Dy muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe pothuajse vdiq”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.
Këtij njoftimi, Britney Spears ia shtoi edhe një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet përkrah prindërve.
https://www.instagram.com/p/BsOGMGIAXLe/?utm_source=ig_embed