Brnabiq: Së pari të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, pastaj nënshkruajmë marrëveshje të reja

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 19:12 | Nga Ekonomia Online


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, me të cilët ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se me ambasadorët është pajtuar që së pari të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para dakordimit për marrëveshje të reja, raporton Tanjug.

Vecanërisht, ka thënë Brnabiq, është me rëndësi që fillimisht të implementohen marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende”, ka thënë ajo në një konferencë me kreun e delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre

Të ngjashme