Një nga mesfushorët më të talentuar në Kosovë, Rron Broja, të mërkurën ka lënë skuadrën kampione të Kosovës, Trepça ’89, për t’u transferuar te skuadra shqiptare e Maqedonisë, Shkupi.
Kalimin te Shkupi, që është dukshëm skuadër më e vogël se Trepça ’89, Broja e sheh si mundësi më të mirë për të vazhduar karrierën në ndonjë klub evropian, shkruan sot Koha Ditore.
“Kam marrë premtime që gjatë verës do të largohem në drejtim të ndonjë ekipi të mirë. Kjo më ka shtyrë që të pranoj kalimin te Shkupi. Kam pasur edhe në Kosovë premtime se do të më dërgojnë në ndonjë klub, por ato nuk janë realizuar. Mendoj që prej Shkupit tash do ta kem më të lehtë. Nuk them që edhe nga Kosova nuk mund të lëvizësh në ndonjë klub të Evropës, por duhet të kesh fat dhe menaxherë që të hapin rrugën. Në Kosovë nuk mungojnë talentet. Kemi parë që kanë lëvizur disa lojtarë nga Kosova në drejtim të klubeve evropiane”, ka thënë Broja të mërkurën për gazetën