Armando Broja është rikuperuar nga dëmtimi i cili e la jashtë fushave për 10 ditë.
Deri tani sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola për Southampton dhe tifozët vendas kanë filluar ta adhurojnë sulmuesin e talentuar.
Ai pritet të luaj sot ndaj Aston Villa por ende nuk dihet nëse do të jetë titullar apo jo.
Rikthimin e tij nga dëmtimi e ka konfirmuar fillimisht tranjeri i tij Ralph Hasenhuttl duke thënë se sulmuesi është rikuperuar plotësisht.