Armando Broja nuk ka fluturuar për në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të kuqezinjve të cilët do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e së hënës ndaj Andorrës në shtëpi.
Sulmuesi i Sauthhampton, megjithëse luftoi me kohën për t’u rikuperuar pas një dëmtimi në kavilje, duket se nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm fizikisht, shkruan “Supersport”.
Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Anglisë, sulmuesi përfundoi në tribunë dhe nuk ishte as në stol, pavarësisht se para sfidës ndihmësi i trajnerit Edy Reja, Hamdi Salihi, theksoi se 20-vjeçari ishte mirë dhe se ishte lënë jashtë vetëm në respekt të lojtarëve të tjerë që ishin stërvitur gjithë javën.
Gjithsesi, duke parë se përballë do të jetë një kundërshtar modest si Andorra, duket se është menduar që Broja të jetë pa angazhime dhe të arrijë formën maksimale nëpërmjet stërvitjes për impenjimet që do të ketë me klubin në Premier League.