Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Armando Broja, ka realizuar një gol për Vitessen sot në fitoren 2:0 ndaj Fortuna Sittardit, në xhiron e dhjetë të elitës së futbollit të Holandës.
Broja e realizoi golin e dytë në minutën e 83-të, ndërsa luajti 86 minuta.
Vitesse pas dhjetë xhirove zë vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Ajaxi.
Broja i ka realizuar pesë gola në dhjetë ndeshje në Eredivisie.