Armando Broja pas debutimit në EFL Cup, ka debutuar edhe në Ligën Premier me Southamptonin.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes, kur skuadra e tij po humbiste 2-0 nga Newcastle.
Por futja në lojë e Brojës ka ndryshuar krejtësisht rrjedhën e takimit, pasi Southampton barazoi 2-2 dhe u largua me një pikë nga ST James Park.
E pas ndeshjes ka folur trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl që e ka vlerësuar paraqitjet e shqiptarit në këtë takim.
“Ishte një penallti e qartë. Ishte absolutisht e qartë. Mike Dean ishte në VAR dhe ai nuk mund të thoshte jo. Ai nuk kishte asnjë shans për të goditur topin. Ishte e qartë”.
“Jam i lumtur me paraqitjen e Armando Brojës, ai luajti mirë. Kishte disa mundësi brenda kuadratit të portës’’, tha trajneri austriak pas ndeshjes.