Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetja Flora Brovina ka kërkuar që të ngriten aktakuza për krimet serbe ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Kërkoj që prokuroria e shtetit të fillojë ngritjen e akuzave për krimet dhe për gjetjen e varrezave masive dhe zhdukjen e personave. Kërkoj që kjo të bëhet për varrezat në Batajnicë, në Petrovosello, në varrezat këtu në Kosovë, për krimet në Kosovë”, ka deklaruar Brovina.
Ajo ka thnë se duhet që të kërkohet përgjegjësi për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe të zbardhet masakra në Dubravë, e cila sipas Brovinës, është kryer nga shteti serb.
“Gjithashtu kërkoj që të fillojnë akuza shtetërore për humbjen ose zhdukjen e Ukshin Hotit, kërkojë gjithashtu që të zbardhet masakra në Dubravë, sepse edhe këtë e ka kryer shteti i Serbisë, sikurse tjerat”, ka shtuar Brovina.