Bruksel: Marc Weller sërish pjesë e delegacionit të Kosovës

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës tanimë së bashku me delagacionin e tij kanë mbërritur në Bruksel dhe kanë hyrë në ndërtesën ku pritet të mbahet takimi me zyrtarin e lartë të Bashkimi Evropian, Joseph Borrell.

Kurti tani më me delegacionin shqiptar kanë hyrë brenda dhe se shumë shpejt pritet të vie edhe pala serbe duke shtuar se krejt kjo po mundohet të bëhet fshehurazi nga mediat.

“Pak më parë në atë hymje hyri delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pritet që tani të mbërrij edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi. Gjithçka është duke shkuar pak a shumë fshehurazi që të mos bihet në kontakt me mediat. Mediat janë të shumta sot si dhe nga ato Kosova e Serbia por edhe nga ndërkombëtarët janë të intersuara, sa i takon mundësisë për arritjen e një marrëveshje evropiane, të shtyrë nga Berlini dhe Parisi. Një marrëveshje, akord me 11 pika që nuk përfshinë njohje reciproke por që mund të interpretohet si e tillë, si një njohje defacto nga ana e Kosovës. Kosova pra ka mbërritur me delegacionin e tyre, pritet edhe pala serbe tani të vij”, thuhej në raportim të Kanal10.

Në delegacionin e Kosovës në Bruksel do të jetë edhe Marc Weller i cili ishte në palën shqiptare për rastin në Gjykatën Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.

“Kosovës si përforcim i është shtuar edhe profesori i njohur dhe njëri nga akterët kryesor për sa i takon procesit ne Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për pavarësinë, Marc Weller, i cili është duke e këshilluar palën kosovare. Pra Kosova është duke u këshilluar nga një zotëri i cili kur kishte marrur diçka në dorë të Kosovës në raport me Serbinë, e kishte nxjerrur Kosovën fituese.”, thuhej në raport.

Të ngjashme