Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili qëndron për vizitë pune në Bruksel, është pritur në takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas përfundimit të takimit, Pendarovski dhe Tusk do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.
Siç njoftoi paraprakisht kabineti i presidentit Pendarovski, në kuadër të qëndrimit në Bruksel ai do të realizojë takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Pendarovski po ashtu do të adresohet në debatin e organizuar nga “Miqtë e Evropës”, e cila është organizatë udhëheqëse ‘think tank’ që lidh njerëzit, stimulon debat dhe nxit ndryshime për të krijuar Evropë më përfshirëse, të qëndrueshme dhe progresive. Presidenti do të flasë mbi temën “Maqedonia e Veriut dhe gjurmimi i saj për integrimin euro-atlantik”.