Brukseli gjen një “arsyetim” për bllokadën e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë sot se për shkak të situatës me koronavirusin në Bruksel, takimet tjera për dialog mes Kosovës dhe Prishtinës do të vendosen në përputhje me masat anti-Covid të institucioneve dhe të shtetit të Belgjikës.

Pasi presidenca gjermane e Këshillit Europian deklaroi sot se takimet fizike të punës do të reduktohen deri në “minimumin e nevojshëm” për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirusin, mediet serbe kanë kontaktuar me Stanon për të sqaruar nëse kjo do të jetë një pengesë për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të gjitha takimet dhe vizitat të organizuara nga institucionet e BE’së janë të bashkangjitura nga masat e brendshme të institucioneve në Bruksel dhe masave të vendosura nga vendet pritëse, në këtë rast Belgjika”, tha ai.

Në kohën e tanishme, një orë policore është në fuqi prej orës 22:00 deri në ora 06:00 në Bruksel, ndërsa puna prej shtëpisë është përcaktuar për të gjithë ata që e kanë këtë mundësi.

Stano po ashtu tha se takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Prishtinës do të zyrtarizohet kur të dakordohen agjendat dhe kushtet e takimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme