Komisioni Evropian sot ka konfirmuar përmbushjen e të gjitha kushteve për lëvizje të lirë të qyetarëve të Kosovës në zonën Shengen.
Por, duke qenë topi në anën e Parlamentit Evropian, dhe Këshillit Evropian, nuk mund të dihet nëse qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në muajin dhjetor, ashtu siç deklarohet politikanët kosovarë.
Vetë Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë nuk mundi të precizojë nëse këtë vit do të mund të udhëtohet pa viza.
“Tani është në dorën e Parlamentin Evropian dhe Këshillit Evropian. Ne e kemi kryer pjesën tonë. Nga sot i bëjë thirrje këtyre institucioneve që të lëvizin sa më shpejtë për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës,” është shprehur Avramopoulos.
Derisa besohet se në Parlamentn Evropian Kosova do të marrë përkrahjen e nevojshme, ekziston skepticizmi se kjo çështje mund të ngecë tek Këshilli Evropian për shkak të mos njohejes së shtetit të Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian.
Ekspertët vazhimisht e kanë shprehur si shqetësim faktin e kundërshtimit të Spanjës, dhe si do të ndodhë me këtë shtet që nuk njeh as pasaportat e Kosovës.
Përkundër pasigurive të vetë liderëve evropian, këta të Kosovës nuk e kanë problem të përmendin data pavarësisht se nuk është fare në dorën e tyre.
“Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza më së largu nga fundi i këtij viti,” është shprehur presidenti Thaçi në konferencën e përbashkët për medie me Avramopoulos në Bruskel.
Se në dhjetor do të lëvizin pa viza e thotë edhe kreu i legjislativit, Kadri Veseli.
Për më tepër ai ka bërë një tur nëpër vende të Bashkimit Evropian për të siguruar liderët evropian se qytetarët e Kosovës nuk do të abuzojnë me lëvizjen e lirshme në zonën Shëngen.
Edhe në ekzekutiv janë të bindur se lëvizja pa viza është çështje muajsh, dhe nuk përmendin telashet që mund të dalin me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
Vetë komisioneri Avramopoulos para dy vjetëve kishte thënë se shumë shpetë do të ndodhë liberalizimi, kur edhe kishte rekomanduar por pas përmbushjes së dy kushteve që kishte të bënte me demarkacionin me Malin e Zi dhe shënjestërimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në vitin 2016 ai kishte thënë se shumë shpejtë qytetarët e Kosovës do t’i bashkohen edhe qytetarëve tjerë të Ballkanit Perëndimor për lëvizje pa viza në Zonën Shengen.