A e keni ditur që në brusha të dhëmbëve gjenden qindra e mijëra baktere pas vetëm përdorimit të parë?
Madje është edhe numri në të cilin nuk janë përfshirë të gjitha bakteret të cilat brusha e dhëmbëve mbledh nga ajri i banjës.
Shumica e njerëzve e mbajnë brushën e dhëmbëve në lavaman të banjës, në vendin më të papërshtatshëm për ta lënë.
Shkaku i kësaj është afërsia e drejtpërdrejtë e guacës së WC-së nga e cila me çdo lëshim uji, në ajër transmetohen numër i pafund bakteresh.
Ndërrimin e brushës stomatologët e rekomandojnë në çdo tre muaj, mirëpo edhe pas shërimit nga viroza, inflamacioni bakterial apo ftohja.
Blerjen e shpeshtë mund ta shmangni nëse vetëm e dezinfektoni.
Për dezinfektim ju nevojiten vetëm këta dy përbërës:
▪ Uthull alkoolike
▪ Gota e qelqtë
Përgatitja:
Qitni disa lugë supe në gotën e qelqtë apo në shishe dhe lëreni brushën e dhëmbëve në lëng.
Lëreni brushën në lëng midis 15 dhe 30 minuta.
Uthulla alkoolike ndryshe përdoret edhe në shtëpi si eliminues i papastërtisë dhe lehtë do t’i mbytë bakteret dhe mikrobet në brushën tuaj.