BSPK-ja e shqetësuar me raportet e ZKA-së për gjetjet në AKP

Prishtinë | 02 Gus 2024 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë shprehur të shqetësuar me raportet e reja të prezantuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit përkitazi me gjetjet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, i ka bërë thirrje partnerit social Qeverisë që të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të vënë në binarë punën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit së cilës i janë dhënë në mirëbesim asetet shoqërore, pronat e punëtorëve që janë ngritur me mund e djersë.

Ai kërkon nga Qeveria të ndërmarrë të gjitha hapat e duhur kushtetues e ligjorë, në mbrojtje të së drejtës pronësore të punëtorëve ndërlidhur me asetet e ndërmarrjeve shoqërore.

Të ngjashme