BSPK-ja reagon pas publikimit të vlerës së koeficienti

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë thënë se si sektor do ta bëjnë publike qëndrimin e tyre pas takimit me federatat sindikale.

Kjo sindikatë ka thënë se reagimi i Ali Gashi, i cili foli në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në lidhje me vlerën e koeficientit, është i papranueshme dhe sipas tyre me deklarimin e tij Gashi mundohet që të qojë përpara agjendat e veta personale.

“Sot, më 1 shkurt 2023, e mërkurë, Partneri ynë Social – Qeveria e bëri publike vlerën monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik, për të cilin Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do ta thotë fjalën e saj pas takimit me federatat sindikale të cilat janë anëtare të Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”.

“Publikimin e vlerës monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik e shfrytëzuan individët, siç bëri edhe z. Ali Gashi, i cili foli në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke u munduar të qojë përpara agjendat e veta personale, gjë që është tejet e papranueshme në organizimin sindikal të vendeve demokratike”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kryetari i kësaj sindikate do të prononcohemi për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale.

“Prandaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të vetmes konfederatë sindikale në Kosovë e cila kujdeset për përfaqësimin e drejtë dhe balancues të të gjitha federatave sindikale e njëkohësisht të të gjithë anëtarësisë sindikale, dua të informojë publikun e gjerë e sidomos anëtarësinë sindikale se do të prononcohemi për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale”.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin Social – Qeverinë që të përkujdeset për pagën minimale e cila është më e ulëta në rajon, dhe duke e ngritur të përkrahë edhe të punësuarin në sektorin privat”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme