Turma që protestoi sot pro Qeverisë, e me kerkesë per opozitë konstruktive, nuk duhet te shihet si iniciative naive e disa qytetarëve. Ajo fshehtas është e inicuar nga vetë Qeveria. Me të tilla mënyra testohen limitet e shoqërive për të parë deri sa e durojnë ato ngushtimin e demokracisë.
Nenteksti i thirrjes për OPOZITË KONSTRUKTIVE, eshte QEVERISJE PA OPOZITË. Kjo është dëshira dhe qëllimi i qeverisë. Kjo është prova e parë.
Nga mënyra se si u testua të kujton Jul Cezarin, i cili duke dashur ta provojë sa sa është e gatshme shoqeria romake ta pranoje si perandor, mes turmes qe e brohoriste per triumfet e tij, e porositi nje njeri qe perkunder turmes te bertiste CEZARI PERANDOR. Turma heshti, nuk e ndoqi ate thirrje. Cezari e kuptoi se te pakten ai nuk ishte momenti per ta realizuar qëllimin e tij.
Dikush mund ta relativizojë protestën e sotme, si iniciativë e disa njerëzve naivë. Por nuk është e tillë. Një porosi nga filmi “Shutter Island” është: te çmendurit janë subjekti me ideal per eksperiment, ata e përçojnë një te vërtetë, por njerëzit nuk i marrin seriozisht.
Është mirë me marrë seriozisht këtë “budallakinë” e sotshme. Qeveria po i teston limitet e kesaj shoqërie, e përmes ketyre turmave e kamuflon qëllimin përkohësisht deri në pjekjen e kushteve.