Kryeqendra e Hungarisë, Budapesti do të organizojë finalen e Ligës së Evropës të stinorit 2021/22, ka njoftuar UEFA të hënën, transmeton Koha.net.
Finalja do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit. Është hera e parë që kryeqendra e Hungarisë do të organizojë një finale me një ndeshje të kupave evropiane në konkurrencë të meshkujve.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s po asjhtu ka caktuar stadiumin e Juventusit në orino që të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve të femrave në vitin 2022 dhe stadiumin e PSV-së në Eindhoven finalen e Ligës së Kampionëve të femrave në vitin 2023.
Helsinki do të organizojë ndeshjen e Superkupës së Evropës të vitit 2022, ndërsa Kazani atë të vitit 2023, ka njoftuar UEFA.