Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka bërë debutimin e tij në Serie A me Parmën para 25 viteve. “Bota atëherë ishte krejt ndryshe, por nuk ka përfunduar asgjë deri me tani”
Më 19 nëntor 1995, Buffon kishte mbrojtur për herë të parë në një skuadër profesionale, në atë kohë për Parmën.
Fituesi i Botërorit, që nga atëherë ka fituar 10 Skudeto me Juventusin, pesë Kupa të Italisë dhe gjashtë Superkupa, e ka rikujtuar këtë moment të madh në Twitter.
“Momenti kur debutova në Serie A, ishte një botë tërësisht ndryshe atëherë”, shkroi ai. “Tani, kanë kaluar 25 vite. 9132 ditë, 219 168 orë (dhe ende nuk ka mbaruar)”.