Gianluigi Buffon nuk ishte në fushë kundër Olympiacosit, në kualifikimin e Juventusit në fazën e 16-të më të mirave në Evropë.
Klubi grek e ka nderuar legjendën e futbollit italian Gianluigi Buffon për të arriturat në karrierë.
Olympiakosi kishte vendosur pasi ishte ndeshja e fundit në grupe për ta por edhe për Buffon në karrierën e tij.
Në anën tjetër, drejtori sportiv i bardhezinjve, Beppe Marotta, ka thënë se portieri do të kthehet në fushë të shtunën.
“Po, mendoj se Gigi do jetë i gatshëm ndaj Interit, pavarësisht se sot nuk ishte në maksimumin e tij dhe vendosëm të mos e rrezikojmë”.
“Zikaltrit dhe Napoli janë duke ecur mjaft mirë këtë sezon dhe janë pretendente kryesore për të fituar titullin. Shpresoj të përsërisim ndeshjen e ‘San Paolos’ për të tentuar rikthimin në krye”, ka thënë drejtori sportiv i Juventusit.
Juventusi është në vendin e tretë, ndërsa Interi lider në Itali.