Portieri legjendar italian pritet t’i jap fund karrierës në futboll.
Juventusi ka njoftuar se kapiteni Gianluigi Buffon do të dalë të enjten në një konferencë për shtyp në ambientet e Allianz Stadium.
Nuk janë treguar se për çfarë do të flasë Buffon, por është caktuar vetëm orari i konferencës, që do të jetë 11:30.
Paraprakisht mendohet se do të jetë një konferencë shtypi lamtumire e portierit bardhezi, që pritet të largohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit në fundjavë, transmeton ksp.
Buffon edhe më herët e ka përmendur mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit
në karrierë, pas dështimit të Italisë që të kualifikohet në Kupën e Botës.
40-vjeçari cilësohet si një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit.