Ekonomia Online
FUNDIT

Buffon thotë se do ta shtyjë pensionimin për një sfidë të çmendur

Buffon thotë se do ta shtyjë pensionimin për një sfidë të çmendur

Pensionimi nga futbolli mbetet opsion për Gianluigi Buffonin, megjithatë portieri 43-vjeçar thotë se është i gatshëm për një sfidë të çmendur dhe nuk e hedh poshtë mundësinë për të luftuar për një vend në Kombëtaren e Italisë për Kupën e Botës 2022. Periudhës së dytë në Juventus për legjendën e kohës moderne po i vjen […]

Pensionimi nga futbolli mbetet opsion për Gianluigi Buffonin, megjithatë portieri 43-vjeçar thotë se është i gatshëm për një sfidë të çmendur dhe nuk e hedh poshtë mundësinë për të luftuar për një vend në Kombëtaren e Italisë për Kupën e Botës 2022.

Periudhës së dytë në Juventus për legjendën e kohës moderne po i vjen fundi, sepse nuk ka pasur bisedime të reja mes tij dhe drejtuesve të klubit për marrëveshje të re në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

Bufoni e ka pranuar tashmë se ka marrë oferta nga klube të ndryshme, prandaj edhe është i tunduar për ta zgjatur karrierën e shkëlqyeshme edhe për ca kohë.

Pasi e fitoi Kupën e Italisë për herë të gjashtë, duke e barazuar rekordin për më shumë shumti trofe nga një futbollist, Buffon tha për Rai Sport kur u pyet për të ardhmen: “Ta mbaroj kështu më bën shumë krenar dhe shumë të lumtur, sepse e ndaj këtë finale triumfuese me bashkëlojtarë dhe me tifozë”.

“Tifozët, njerëzit e Juves, bashkëlojtarë dhe drejtuesit do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Të gjitha gjërat kanë një fund. Jam 43 vjeç dhe në këtë moshë duhet të marrësh vendime që duket aspak popullore, të çuditshme e madje edhe të çmendura.”

Ai shtoi: “Por unë e mbërrita moshën 43-vjeçare sepse ma ajo pak çmenduri ma mundësoi të mos kem kufizime dhe të ëndërroj në çdo çast të jetës sime. Jam i lumtur kur jam në gjendje të ëndërroj dhe ta rimbush veten me projekte dhe sfida të reja. Mund të mos fitoj, por kjo nuk më intereson”.

Të ngjashme