Gianluigi Buffon kaloi një sezon në Francë te PSG, ku fitoi titullin e Ligue 1.
Te PSG, Buffon ka punuar me brazilianin Neymar, një nga lojtarët më të talentuar sot në futboll.
Përkundër talentit, Neymar asnjëherë nuk ka arritur të mposht Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në garën për ‘Topin e Artë’.
Buffon, ka provuar ta motivojë Neymarin, duke i thënë se ai është dashur ta fitojë Topin e Artë, edhe pse Messi dhe Ronaldo janë duke luajtur futboll.
“Unë shpesh flisja me të. Unë i thashë: ti je i jashtëzakonshëm, ju jeni 26 vjeç dhe nuk keni fituar ende Topin e Artë“, ka deklaruar Buffon, duke zbuluar bisedat me Neymar, përcjell lajmi.net.
“Ju duhet ta keni fituar atë edhe pse është Messi dhe Ronaldo. Ju nuk duhet të prisni derisa ata të ndalen sepse ju jeni aq të fortë sa ata“.
Kujtojmë se Buffon pas një viti në Francë është rikthyer në Serie A te skuadra e Juventusit.