Buja: Thaçi, pika më e besueshme e ndërkombëtarëve për rrethanat e luftës

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Dje në Kosovë u përkujtua nisja e fushatës së bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë për ndaljen e fushatës serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Ramë Buja, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka kujtuar kohën e 24 marsit të 1999-s kur kishte sfida për bisedimet që po zhvilloheshin në Rambuje. Buja tha për Dukagjini se ish-presidenti, Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve për rrethanat e luftës.

“Nisja ka qenë në Kleçkë në qershor 1998-s. Por për ta plotësuar dhe mbajtur konferencën e Rambujesë kanë qenë djemtë tanë. Kishte diplomaci. Barrën kryesore të kësaj diplomacie e kishte Hashim Thaçi. Ai ka ditur të udhëheq, realizoj lirinë e vendit. Pika më e besueshme e ndërkombëtarëve ka qenë Hashim Thaçi”, tha Buja.

Ai shtoi se bashkimi i kosovarëve në rrethana lufte kishte vetëm një qëllim, atë të lirisë së Kosovës.

Të ngjashme