Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli i është kundërpërgjigjur Erolld Belegut, këshilltar i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj lidhur me paktin kundër-koupsionit që sot PDK ua ofroi partive politike ta nënshkruajnë.
Me këtë ftesë të PDK, Belegu gjatë ditës u mundua të ironizoj nëpërmjet një fabule, por reagimi i Cakollit vjen në të njëjtin diskurs.
“Një oponent politik e paska nis fushatën me fabula, kështu që po ja tregojmë edhe na një fabulë: Një lepur kish pas shpërnda fjalë se han mish luani. Ndërkohë këto fjalë i bijnë në vesh luanit, edhe zemërohet luani e e thërret në takim lepurin edhe po i thotë:
Lepur çka hanë ti?
Lepuri po i thotë ha lakra!
Tjetër çka hanë?
Ha edhe karrota po i thotë lepuri.
Tjetër po e pyet luani?
O nganjëher ha edhe m*t me këtë gojë 😀”, ka shkruar Cakolli në faqen e tij në Facebook.