Rritja e përgjithshme e çmimeve me nivel global dhe rritja e çmimeve të përgjithshme në Kosovë kanë afektuar në masë të madhe të gjitha kategoritë e shoqerisë.
Rritja e çmimeve të të mirave bazike, çmimeve të naftës rritja e çmimeve të produkteve që përdoren si lendë e parë për bujqësi ka krijuar një destruktivitet të madh për këtë kategori.
Rritja e përgjithshme e çmimeve të bukës, perimeve dhe produkteve të tjera, nëse e analizojmë në ASK me një rritje të përgjithshme 12.7% do të vazhdojë me një trend linear të rritet, marrë parasysh rritjen e çmimeve të të mirave tjera që afektojnë sektorin e bujqësisë si të mira të varura direkt apo indirekte në këtë sektor. Rritja e çmimeve të naftës ka afektuar direkt bujqit sidomos në këtë periudhë kur ata fillojnë aktivitetin e tyre bujqësor duke rritur koston e operimit dhe kultivimit të kulturave bujqësore.
Varësia e madhe nga importi që ka ekonomia e Kosovës ka ndikuar që të rriten edhe çmimet e produkteve që përdoren si lendë e parë për bujqësi (plehrat artificale, kimikatet e tjera stimulative për bimë) gjë që ka ndikuar në punën e bujqëve duke destimuluar ata dhe duke ndikuar në rënje të rendimentit të kulturave bujqësore që në periudhë afatgjate do të ndikoj edhe me rritje të çmimeve të produkteve bujqësore në përgjithësi.
Rendimenti jo i mirë i sipërfaqeve me grurë ku parashikimet kishin qenë që për një hektar të kemi diku 3500-4500kg grurë nuk dolën, sepse mesatarja për hektar është diku 3000 -3500 kg për hektar dhe normalisht kjo do të jetë problematike për Kosovën, pasi do të mbulohen 35% e kërkesës së konsumit të brendshëm vjetor, ndërsa pjesa tjetër duhet të mbulohet nga importi.
Tani vetëm kanë filluar me rritje 50% të çmimit të bukës. Mbulimi i kërkesave të konsumit të brendshëm me të mirat bazike varet nga rritja e kapaciteteve prodhuese dhe rendimenti i kulturave bujqësore duhet të jetë prioritet për qeverinë, marrë parasysh faktin qe jemi para një krize të madhe globale ushqimore ku secili vend do të marr masa mbrojtëse duke kufizuar eksportet e këtyre të mirave për t’a ruajtur për mirëqenie sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vet.
Qeveria duhet të ndërmarrë masa në subvencionim të bujqëve gjatë kësaj periudhe e sidomos prioretizimin e kulturave që lidhen drejtpërdrejt me konsumin esencial, sepse në të kundertën edhe bujqit por edhe qytetarët do të jenë në situatë të veshtirë për të mbijetuar. “Bujqësia është sektor esencial i prodhimit të ushqimit të një vendi”.