Arsim Canolli është profesor i antropologjisë. Jep mësim në Departamentin e Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Ka kryer studimet në Britani të Madhe. Ka botuar disa libra dhe ese. Së fundi, ka botuar librin monografik “Flija: vrojtim etnografik”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Aktualisht është duke redaktuar projektin “Kujtesa e Kosovës: rrëfime personale nga 100 pleq e plaka”.
Canolli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Lirza është vajza ime e tretë, e cila mbush 2 vjet në janar. Me Lirzën kam kuptuar një lloj ndjenje marramendëse prindërore, që është edhe dashuri, edhe përgjegjësi, edhe frikë, edhe siguri.
Ndoshta edhe për faktin se ka ardhur në jetë në kohën kur kam nisur të kuptoj thellësisht peshën e përgjegjësisë individuale.