Kristina Bakiu është manekine dhe në dy raste ka fituar në garat e bukurisë në Shqipëri.
Ajo ka gjatësi prej 175 centimetrash, ndërsa ka lindur më 5 prill të vitit 1995 në qytetin Leskovik të qarkut të Korçës në Shqipëri, shkruan portali boshnjak, klik.ba.
22-vjeçarja në vitin 2013 u shpall ‘Miss Universe Albania’ dhe e përfaqësoi vendin në ‘Miss Universe’, ndërsa në vitin 2015 e përfaqësoi Shqipërinë në ‘Miss Bota’ që u zhvillua në Kinë.
Krahas modelimit, Kristina studion edhe Shkencat politike në Universitetin Evropian në Tiranë, ndërsa merret edhe me vallëzim – vazhdon shkrimi për të.
Falë bukurisë natyrale dhe syve të gjelbër, kjo bukuroshë ka një karrierë shumë të suksesshme të modës në vendin e saj, por edhe në vende të tjera.
Më poshtë, jua sjellim fotografitë që i ka zgjedhur ky portal për Kristinën.