Varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me shpejtësi në shtete të shumta në botë.
Ndërsa, sot edhe Bullgaria zbuloi 12 rastet e para të variantit omicron të virusit korona, tha kryeinspektori shëndetësor bullgar Angel Kunçev.
“Ne kemi konfirmuar një variant të ri në mostrat e 12 personave,” tha ai në një konferencë për media.
Kunçev tha se personat ishin të infektuar kryesisht në Sofje, dhe se kishin simptoma të lehta dhe se askush nuk ishte shtruar në spital, raporton Reuters.
Varianti Omicron i COVID-19 është më lehtë i transmetueshëm se varianti Delta i këtij virusi.
Megjithatë, ekspertët thonë se ky variant është më i lehtë.