Ekonomia Online
FUNDIT

Bullgaria sot do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Bullgaria sot do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Bullgarisë sot në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk. Në ratifikimin e protokollit po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Komisioni parlamentar i Mbrojtjes më 15 shkurt e miratoi protokollin dhe u rekomandoi deputetëve ta miratojnë, […]

Kuvendi i Bullgarisë sot në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.

Në ratifikimin e protokollit po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes më 15 shkurt e miratoi protokollin dhe u rekomandoi deputetëve ta miratojnë, transmeton Brgens.

Kryetari i Komisionit, gjenerali Konstadin Popov deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim nga Bullgaria në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO së pari e ratifikoi Greqia, dhe deri tani e kanë ratifikuar Shqipëria dhe Sllovenia.

Të ngjashme