Pllaka përkujtimore e heroit Ali Ajeti, në fshatin Shtedim si dhe pllaka me logo të UÇK-së në fshatin Revuq,të Podujevës janë demoluar.
Për këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi i cili ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e këtyre rastërve.
Ai ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme dhe vandale.
“Sot pashë se është demoluar pllaka përkujtimore e heroit Ali Ajeti, në fshatin Shtedim si dhe është shkatërruar pllaka me logo të UÇK-së në fshatin Revuq. Këto akte vandale janë të papranueshme dhe të ulëta. Kërkoj nga organet e rendit që sa më parë të nisin hetimet dhe të zbulohen akterët e këtyre veprimeve të turpshme”, ka shkruar Bulliqi.