Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se pas ndodhive të fundit, tashmë të gjithë e dinë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe klani i tij janë argatë të Presidentit Hashim Thaçi.
Sipas tij, ekzekutivi i ri në krye me Avdullah Hotin është e qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejme të shtetit.
“Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servileve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju rënë maskat”, ka shkruar Bulliqi.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës, ndodhitë e ditëve të fundit, ua hoqën dilemat edhe atyre pak njerzëve që mendonin se LDK-ja e Isës dhe klanit të tij, përfaqësojnë interesat e LDK-së dhe elektoratit të saj.Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servilëve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat.Kjo është qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejmë të shtetit.