Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se në finalen e Kupës së Kosovës ku do të luaj Llapi përballë Dritës, do të ketë transport falas për tifozët e klubit.
“Për tifozët llapjanë në mbështetje të futbollistëve tanë, komuna ka organizuar transportin nga stacioni i autobusëve në ora 18:00 për në stadiumin “Fadil Vokrri””, ka shkruar Bulliqi.
Ai i ka uruar suksese Llapit në këtë përballje, e cila është e vlefshme për dalje në garat evropiane.
Kujtojmë se vitin e kaluar, ishte Llapi ai që e fitoi Kupën e Kosovës dhe përmes kësaj gare luajti në fazat e para kualifikuese të Uefa Conference League.