Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë detyrë tjetër nga Qeveria për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka deklaruar se janë në pritje të Qeverisë për ta filluar punën e korrigjimit të kësaj marrëveshjeje.
Sipas Bulliqit, këtë proces duhet ta fillojë Qeveria nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Ai ka vlerësuar se puna e komisionit vjen në shprehje kur të aranzhohen takimet për çështjet teknike.
‘Po presim qeverinë të na e hapë rrugën që të ulemi të dyja komisionet përgjegjëse për t’u marrë me korrigjimin e vijave kufitare.