Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën në Valbonë: Ky rast i rëndë na preku të gjithëve

Prishtinë | 28 Kor 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Një bashkatdhetar nga Podujeva, Liridon Azemi ka humbur jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”, në mbrëmjen e së premtes, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbje të thellë për këtë ngjarje dhe ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Bulliqi ka deklaruar ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes.

“Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Bulliqi.

Të ngjashme