Bulliqi takon shefin e misionit të zyrës së Rumanisë, diskutuan për bashkëpunim në arsim

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka pritur në takim shefin e misionit të zyrës së Rumanisë në Prishtinë, Alin Nicușor Ciocănea.

Bulliqi në një postim në Facebook, ka thënë se të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi.

Tutje, Bulliqi tha se Ciocănea ka shpreh gatishmëri për të përkrahur Kosovën, veçanërisht në sektorin e arsimit.

Derisa, Bulliqi ka falënderuar shefin e misionit për vizitën dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Kosovën.

Të ngjashme