Bulliqi u premton ndihmë financiare familjes së dy të miturave që u goditën me thikë në Ferizaj

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot në QKUK dy të miturat që u therën nga një burrë të hënën në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Si kryetar i kësaj komune ai ka premtuar ndihmë financiare për familjen që të përballoj shpenzimet e mjekimit.

Bulliqi ka thënë se dy te miturat janë motra dhe se janë banore nga Podujeva.

Ai ka njoftuar se gjendja e 10-vjeçares e cila ndodhet në Intensivë, ka filluar të stabilizohet.

Bulliqi ka premtuar se do të nxjerr vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.

“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme