Diskursi në politik me shprehje ofenduese dhe pezhorative, është shndërruar në fenomen shqetësuese në Kosovë, kanë thënë sociologë me të cilët bisedoi Ekonomia Online.
Sociologu Fadil Maloku, thotë se bullizmi është shndërruar në një trend në sferën politike në Kosovë.
“Trend edhe në politikën tonë aktuale në Kosovë, po sidomos është evident padyshim në Shqipëri. Këtu tek ne mund të manifestohet si pozicionim i politikanëve të cilët duke e shfrytëzuar statusin dhe beneficionet e tyre politike, bëjnë prononcime të cilat mund të jenë të dëmshme, mund të jenë irrituese dhe mund të jenë një lloj shmangie nga ai standardi i cili është në jetën e përditshme. Pra ky në jetën e përditshme apo thënë me gjuhën sociologjike, thuhet apo identifikohet si një lloj që në gjuhen angleze thuhet “consul culture” që i bie një llojë lëçitje e vetëdijshme e njerëzve që kanë pozicione dhe statusi ndryshme në shoqëri për t’i anatemuar për t’i paragjykuar njerëzit të cilët kanë handikapë qoftë fizike, qoftë mentale apo ndonjë të metë tjetër”, u shpreh ai.
Maloku thotë se raportimi i çështjeve që kanë të bëjnë me bullizmin, shpesh herë është paradoks me atë se sa duhet të kenë hapësirë mediale këto raste.
“Pa dyshim kjo është thikë me dy teha, në rast se fenomeneve tyre u jepet hapësira të pa kontrolluara kjo mund të sjell dëm, për shkak se është një femomeni i cili në krejt botën e civilizuar është si me thënë trendë i cili përcillet edhe bëhet përpjekje të jetë i menaxhueshëm. Ky tehu tjetër është që në qoftë se nuk e bëjmë publike këtë formë të komunikimit, në fakt të paragjykimit me paramendim, atëherë ekziston mundësia që kjo të kalon në heshtje që të bëhet shumë e dëmshme edhe për objektin edhe për subjektin, cili ushtron këtë formë të presioni mbi këta persona”, tha ai.
Po ashtu, sociologia Bukurije Rrustemi, thotë se diskursi politik në Kosovë lë shumë për të dëshiruar.
“Diskursi politik në Kosovë, fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar. Vazhdimisht jemi të atakuar prej një gjuhe vulgare e ofenduese, poshtëruese, e shpesh herë të panevojshme sigurisht, sepse pikërisht janë fytyrat politike ato që ndiqen më së shumti prej qytetarëve, për shkak se politika është ajo që në një farë mënyre direkt ose indirekt ndikon në jetën e tyre”.
“Diskursi është ne nivel të ultë. Në një farë mënyrë edhe debatetet televizive shndërrohen në emisione irrituese, sepse si mund të zhvillohet një debat leje që nuk kuptohet asgjë nga debatuesit, por është një gjuhë e cila nuk do të ishte dashtë me u përdorë. Siç e dimë emisioni debatuese ndiqen në ambient familjar, prandaj jemi të atakuar pasi në prezencën tonë janë edhe fëmijët që sigurisht kishin me pas një irritim ndaj politikës, e sidomos vajzat e gratë sepse pikërisht ofendimet dhe sharjet, poshtërimet që vijnë nga meshkujt i atakojnë gratë e sidomos gratë në politikë, dhe gratë që janë aktive në sferën publike”, u shpreh ajo.
Profesori Ardian Kastrati bëri një postim në Facebook, duke përshkruar fizikun e një gruaje të shëndoshë, për të cilin tha se është satirë e shkrimtarit Faik Konica. Shkrimi, që më pas u fshi, u konsiderua si ofendim ndaj presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndaj tij u organizua menjëherë protestë dhe UP tashmë ka njoftuar se do të shqyrtojë marrjen e masave. Por shoqëria civile nuk ka qenë kaq reaguese në shumë raste të mëhershme të ngjashme.
Rrustemi thotë se gratë në politikë atakohen më shumë nga ky fenomen, si pasojë e diskriminimit gjinor.
“Gruaja ende vazhdon të shihet si person që duhet të qëndroj vetën në shtëpi, duhet të jetë e mirë në përgatitjen e ushqimit, por ajo nuk shihet e mirë në sferën publike, e sidomos në politikë. Gruaja vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë e atakuar si me shtypje diskriminim, seksizëm e sidomos në sferat publike, politika shpesh e gjithmonë vazhdon të shihet një sferë për burrat sepse pikërisht burrat janë ata që shihen si udhëheqësit qoftë në pozita udhëheqëse e në politikë apo në jetën e përditshme, gjithmonë në një pozitë udhëheqëse edhe me u dok më mirë për burrat një burrë, bullizmi në politikë”, tha ajo për Ekonomia Online.