Bundesliga dhe Bundesliga 2 e Gjermanisë në futboll do të pezullohet së paku deri më 2 prill, shkaku i koronavirusit.
Kështu është vendosur në mbledhjen e 36 klubeve të Ligës së Futbollit të Gjermanisë (DFL) të hënën në Frankfurt, njofton Focus Online, transmeton Koha.net.
“Unë dua t ëceki se llogarisim që nga 3 prilli të luajmë sërish”, ka thënë kreu i DFL-së, Christian Seifert.
Por, klubet kanë vendosur që të votojnë sërish pas 30 marsit për vendimin e mëtutjeshëm. Seifert ka thënë se ndeshjet pa shikues në një të ardhme të afërt janë mundësia e vetme.