Bundestagu voton 9 kushtet e hapjes së negociatave me Shqipërinë

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar, në orët e mbrëmjes, votimi në Bundestagun gjerman për rezolutën e grupimeve CDU/CSU dhe SPD për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Rezoluta është miratuar me 350 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim. Siç dihet ajo propozon çeljen e negociatave për Shqipërinë pasi të realizohen 9 kushte. Rezoluta është mbrojtur nga deputeti i CDU, Florian Hahn.

Kundër saj janë shprehur radikalët e “Aleanca për Gjermaninë” ndërsa “Të gjelbrit” thanë se kushtet ishin mjaft të rënda për Shqipërinë. Me shumicë votash u rrëzuan amendamentet e AFD dhe FDP.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut është vendosur çelje e negociatave pa kushte. Vendimi Bundestagut është detyrues për qeverinë gjermane në tavolinën e 28 vendeve anëtare që do të mbahet në 18 tetor.

Të ngjashme