Padyshim që ashpërsia mes Kosovës dhe Shqipërisë kur bëhet fjalë për futbollistët me origjinë nga Kosova, po kalon paksa limitet.
Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka goditur Gianni De Biasin.
Ai ka thënë që De Biasi bënte gjithçka për t’i bindur lojtarët e Kosovës të luajnë për Shqipërinë.
“Kam informata që në ndeshjen e vitit 2015, kur ishim bashkë në një hotel në Prishtinë, trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Gianni de Biasi, është futur nëpër dhoma të lojtarëve të Kosovës për t’i bindur të luajnë për Shqipërinë”, ka thënë Bunjaki për “Panorama”