Përfaqësuesja e Kosovës është para dy sfidave shumë të vështira për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në futboll.
E para, me 6 tetor (20.45) do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kundër Kroacisë, kurse më 9 tetor Kosova luan si mysafir i Ukrainës, në kuadër të grupit I.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, bëri të ditur listën që do të luajë ndaj këtyre kombëtareve.
Veçori e grupit I është se gjashtë kombëtare janë pikë të barabarta dhe si rrjedhojë e renditjes alfabetike dhe barazimit si mysafir, Kosova figuron si e para në grup me 1 pikë, sa kanë edhe Turqia, Kroacia, Ukraina, Islanda dhe Finlanda.
““Ndaj Kroacisë dhe Ukrainës, do të japim 120 për qind. Gjendja e Kombëtares është e mirë megjithatë edhe katër futbollist ende nuk kanë marrë konfirmimin. Arbër Zeneli, Besart Berisha, Atdhe Nuhiu nuk kanë marr ende leje”, ka thënë Bunjaku.
Përzgjedhësi tregon se ka ftuar edhe talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Labinot Kabashi.
“Enis Alushi, Loret Sadiku dhe Erton Fejzullahu do të mungojnë në këto dy ndeshje”, ka thënë Bunjaki.