Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka thënë se nëse ekipi i tij do të mbahej edhe 15 minuta më shumë në pjesën e dytë, loja do të ishte më ndryshe.
“30 minutat e parë ishin të rëndësishëm. E dinim se do të kishim shanse, në aspekte taktike ka qenë ndeshja jonë më e mirë”, deklaroi Bunjaku.
“Pas dy golave ka qenë e vështirë në aspekte psikologjike, po të mbaheshim edhe 15 minuta do të ishte më ndryshe. Prej lojës në lojë po tregojmë pjekuri, kemi organizim, lojtarët po marrim përvojë”, shtoi ai.