Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, pas humbjes së radhës të Kosovës kundër Islandës, tha se për asnjë sekondë nuk u dorëzuan.
“Islanda me meritë ishte e para dhe me meritë shkoi në botëror. Nuk kam fjalë ta përshkruajë emocionet që kam drejtuar Kosovën. Jam shumë krenar që i drejtova këta djem”, tha ai, pas ndeshjes.
“Përvoja ishte mangësia më e madhe që patëm, koha e shkurtër për të punuar së bashku. Jemi shumë falënderues që na u dha mundësia të kyçemi në këto kualifikuese”
“E kemi ditur që janë një Kombëtare mjaft mirë e organizuar, shumë e vështirë për t’iu gjetur hapësira. Kemi bërë parapërgatitjet por pavarësisht kësaj e kemi ditur që sdo të ketë shumë raste. Përvoja e tyre tregoi se ashtu si na penalizoi në Shkodër”, shtoi Bunjaki, i cili do të largohet nga drejtimi i Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht sonte nga Islanda me rezultat 2 me 0, duke e mbyllur ciklin e eliminatoreve për Kupën e Botës “Rusi 2018” në pozitën e fundit në tabelë me një pikë të vetme në 10 ndeshje.