Mesfushori kosovar, Medon Berisha i cili luan te të rinjtë e Lecces iu bashkua Kombëtares së Kosovës U21 gjatë këtij viti.
18 – vjeçari debutimin e tij te Kosova U21 e bëri në ndeshjen Andorrës më 4 qershor të këtij viti nën drejtimin e trajnerit Albert Bunjaki.
Berisha luajti edhe në ndeshjen ndaj Anglisë më 10 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mirëpo më 9 shtator, vjen njoftimi zyrtar i Lecces në orën 21:30 minuta se Medon Berisha është ftuar nga Shqipëria U21 për ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.
SI QËNDRON E VËRTETA PËR MEDON BERISHËN?
Drejtori teknik i Kombëtares U21 te Kosova, Albert Bunjaki për Gazetën Enigma ka treguar gjithë historinë e Medon Berishës.
Bunjaki tregon se Medon Berisha iu ishte propozuar Kosovës nga agjenti i tij Armend Alidema, pas propozimit ai tregon se ishte informuar për mesfushorin e Lecces.
“Në faktikisht e patëm atë kohën kur unë e ushtrova detyrën e trajnerit të Kosova U21, pesë lojë deri në përzgjedhjen e selektorit të ri, tani filluam ndërrimin e gjeneratave, prej 24 lojtarëve, 14 prej tyre i kem pas të moshës 2002/2023 ndër ta ka qenë edhe Medon Berisha. Kontaktin e kam pasur unë për Medon Berishën, kam folur me Armend Alidemën edhe m’u është propozua lojtari, kam marrë informata prej njerzëve të sportit, trajnerave dhe prej njerëzve që e dinë kush është edhe e kemi bërë një vlerësim që është një lojtar me shumë potencial për të ardhmen tonë”, tregon Bunjaki për Gazetën Enigma.
Bunjaki kishte biseduar me drejtorin teknik të Kosovës A, Muharrem Sahitin që ta inkuadronin Medon Berishën te kombëtarja A.
“Kemi diskutu edhe me Kombëtaren A me Muharrem Sahitin i kem përmend nja 4-5 lojtarë të cilët janë të rinj dhe me iu dhanë hapësire me A-në, me përcjellë zhvillimin e tyre. Bashkëpunimin që e kemi me Kombëtaren A, gjithmonë kur është A-ja, disa lojtarë të U21-shit shkojnë te A-ja me ushtru është diskutu Medoni me kalu në qat formë”, tregon Bunjaki.
Kalimin e Medonit te Shqipëria e cilëson si jo korrekt, Bunjaki, bile ai thotë se nëse një lojtar është duke luajtur për një komëbtare nuk duhet të thirret nga kombëtarja tjetër.
“Kalimi i tij në Shqipëri nuk mendoj që është korrekt. Më e para unë mendoj që Shqipëria, duhet me ekzistu një etik e kalimit të lojtarëve, nëse e ki një lojtar i cili e përfaqëson Kosovën, nuk është mirë ai lojtar me u thirr nga kombëtarja. Nëse lojtari është i lirë krejt në rregull është, kush është i lirë kush e thirr më përpara krejt në rregull është”, shprehet Bunjaki.
Bunjaki tregon se kur Medoni iu ka bashkuar Kosovës ka qenë lojtar i lirë dhe nuk ka luajtur për asnjë kombëtare.
“Në momentin kur ne e kemi ftuar Medonin nuk ka pasur dokumentacioni, kështu të paktën neve na është paraqitur. Ka qenë i lirë ne e kem bind përmes projektit që besa edhe e kam inkuadru në lojë edhe kundër Anglisë edhe pse Anglia i ka pasur lojtarët krejt nga Premierliga, ky ka qenë lojtar i cili ka qenë për të rinjtë e Lecces, mirëpo ne kemi dasht me i tregu që po dojmë me të ofru afër”, tregon ai.
Kalimin e Medon Berishës te Shqipëria për ta lënë Kosovën, sipas Bunjakit e ka bërë agjenti i tij i cili ia ka ofru lojtarin edhe Shqipërisë. Këtë gjë Bunjaki e quan jo profesionale dhe tregon se nuk do të tolerohet më te Kosova.
“Kalimi i tij është befasi, po ktu kta të bëj edhe pjesa e agjentëve, njerëzit të cilët i përfaqësojnë ata, njerëz të cilët po lujnë mes dy federative, ne nuk kemi me e toleru një gjendje të tillë, por ajo që duhet me bërë është që ne duhet me i ndërpre bashkëpunimet me njerëzit që nuk janë professional në këtë aspekt”, tregon Bunjaki.
“Është për keqardhje sidomos kur është fjala për Shqipërinë, sepse ne kemi relacione shumë të mira me Shqipërinë e në këto gjëra duhet me qenë shumë të kujdesshme”, thotë i indinjuar me Shqipërinë, Albert Bunjaku.
Bunjaki tregon se rekomandimin e ka marre prej agjentit të lojtarit, Armend Alidema. Ai thotë se Alidema ka bërë lojëra të dyfishta me FFK-në dhe FSHF-në, gjë e cila nuk është e hishme sipas tij.
“Unë e kam thirr mu ka rekomandu prej Armend Alidemës, në atë moment që e ka përfaqësu lojtarin edhe e kemi bind lojtarin me ardhe për projekt. Prapë po them që është një lojtar shumë interesant dhe shumë i mirë, ne kemi qenë edhe në kohën e ndërrimit të gjeneratave. Prej 55 lojtarëve në pesë ndeshjet e fundit, 24 lojtarë kanë qenë të gjeneratës 2002/2003 që kanë startu, kjo tregon që ne kena dasht me i dhanë lojtarëve të rinj hapësirë”, thotë Albert Bunjaki.
“Nëse e thirr një federatë e i thu nëse nuk e thirrni ju e thirrin këta, e të njejtën kohë e thirr federatën tjetër edhe atyre i thu njëjtë nuk është e mirë, nuk është e hishme. Nuk është e mirë me u prek lojtarët prej një federate në federat tjetër kur janë në qat reprezentacion, kjo nuk është e mirë”, përfundon Bunjaki.
Media ka kontaktuar edhe agjentin e futbollit Armend Alidemen i cili nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.