Bunkeri kundër bombave tani po mbron banorët nga i nxehti

Prishtinë | 03 Gus 2025 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një valë e jashtëzakonshme e të nxehtit ka përfshirë qytetin jugperëndimor kinez Chongqing, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë Celsius, duke detyruar banorët të gjejnë mënyra kreative për të përballuar vapën.

“Po bëhet gjithnjë e më nxehtë”, thotë për Reuters Liu Fengying, një banore 60-vjeçare e qytetit, teksa kalon pasditen duke luajtur letra dhe ndarë ushqime me rreth 100 pensionistë të tjerë në një hyrje metroje me ajër të kondicionuar.

Bunkeri kundër bombave tani po mbron banorët nga i nxehti

Valët e nxehtësisë kanë bërë që kërkesa për energji në Kinë të arrijë rekorde të reja, duke kaluar 1,5 miliardë kilovatë. Vetëm gjatë korrikut, rekordi është thyer katër herë. Chongqingu, një qytet me rreth 32 milionë banorë, ka ngritur alarmi për të nxehtin në nivelin më të lartë pasi 21 nga 38 distriktet e tij pritet të përjetojnë temperatura deri në 43°C. Të dielën parashikohet të arrihet edhe 44°C.

Në kushte normale, temperaturat ditore në Chongqing rrallëherë kalojnë 39°C gjatë korrikut. Por këtë vit, numri i ditëve mbi 35°C që nga muaji maj është dyfishuar krahasuar me mesataren historike.

Bunkeri kundër bombave tani po mbron banorët nga i nxehti

Megjithatë, disa banorë tregohen të pathyeshëm. Xie, 79 vjeç, noton çdo pasdite në një degë të lumit Yangtze për t’u freskuar. “Chongqingu gjithmonë ka qenë qytet përvëlues, por kemi lumin për të na ndihmuar”, thotë ai përpara se të hidhej nga një bankinë dy metra e lartë në ujë.

Të ngjashme